Ngriten dilema në Itali, goli i Interit kundër Juventusit duhej të anulohej?

Derisa tifozë të Juventusit dhe gazeta “Tuttosport” sugjerojnë se goli i barazimit i Lautaro Martinez për Interin duhet të anulohej, ekspertët e referimit në Itali janë të bindur se nuk ka pasur asnjë faull ndaj Federico Chiesa. Momenti në fjalë ndodhi gjatë barazimit 1:1 në “Allianz Juventus Stadium” në Torino mbrëmjen e sotme, kur Lautaro…

Sport

27/11/2023 10:44

Derisa tifozë të Juventusit dhe gazeta “Tuttosport” sugjerojnë se goli i barazimit i Lautaro Martinez për Interin duhet të anulohej, ekspertët e referimit në Itali janë të bindur se nuk ka pasur asnjë faull ndaj Federico Chiesa.

Momenti në fjalë ndodhi gjatë barazimit 1:1 në “Allianz Juventus Stadium” në Torino mbrëmjen e sotme, kur Lautaro Martinez kaloi mysafirët në avantazh.

Matteo Darmian fitoi topin nga Chiesa në mesfushë, duke ndezur aksionin e Interit që rezultoi në gol, njofton Football-Italia, përcjell lajmi.net.

Gazeta me bazë në Torino, Tuttosport, argumenton se kishte një gabim nga gjyqtari dhe VAR për të mos e konsideruar sfidën Darmian si një faull për një bërryl në fytyrën e Chiesa.

Megjithatë, DAZN tregoi përsëritje nga këndvështrime të shumta që konfirmojnë se krahu i Darmian ishte në gjoksin e Chiesas dhe nuk kishte kontakt me fytyrën e tij.

Edhe eksperti i referimit të DAZN, Luca Marelli, është dakord që VAR-i të mos ndërhyjë, pasi ishte një sfidë fizike, por jo një bërryl.

Ky ishte momenti për të cilin në Itali u ngren dilema të shumta./Lajmi.net/