Ngjarje e rëndë në Gjakovë, një i vrarë dhe dy të plagosur

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një vrasje dhe janë plagosur dy të tjerë në fshatin Bardhaniq të Gjakovës.

Lajme

07/07/2020 10:45

Në ora 03:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Bardhaniq të Gjakovës ka ndodhur një ngjarje e rëndë me ç’rast është vrarë një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta.

“Rreth orës 03:00 të mëngjesi Stacioni Policor në Gjakovë është njoftuar për një rast të vrasjes në fshatin Bardhaniq. Njësitet policor iu kanë përgjigjur thirrjes dhe bashkë me prokurorin dhe ekipin e Qendrës së Mjekësisë Familjare dhe ekipi e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërkohë gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe në bashkëpunim me dëshmitarët e tjerë është arritur që të identifikohet i dyshuari i mundshëm. Të dhënat e tij iu kanë përcjellë të gjitha njësive policore përfshirë edhe pikave kufitare”, ka treguar ai. /Lajmi.net/