Neymar zbulon dy shtetet që dëshiron të luajë para pensionimit

Ylli i PSG-së, Neymar ka zbuluar në detaje dy shtetet që ka dëshirë të luajë para se të mbyll karrierën.

Sport

21/02/2022 11:36

Braziliani zhvilloi shumicën e kohës në nivelin më të lartë dhe vazhdon të jetë yll botëror te PSG-ja, transmeton lajmi.net.

Por, tashmë Neymar ka nisur planet për kontratën që i skadon në vitin 2025.

Në një intervistë për “Diario AS”, braziliani ka treguar dy shtetet që dëshiron të luajë para se të mbyll karrierën.

“Jam i emocionuar që të rikthehem të luajë te Santos. Çfarë më mungon është të luaj në shtetin tim. Zoti im, stadiumi është i pabesueshëm”.

“Jam gjithashtu i emocionuar që të luajë në Amerikë, për se paku një sezon. Është garë e shkurtër. Ke tre apo katër muaj pushime”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Neymar momentalisht mbetet i fokusuar që të ndihmojë klubin për të fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori.

PSG fitoi përballjen e parë ndaj Real Madridit me rezultat 1:0, ndërsa kthyesja zhvillohet me 9 mars./Lajmi.net/