Neymar transferon një super futbollist në Barcelonë (FOTO)
Neymar dëshiron që të ndihmojë Barcelonën në transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Sport
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, është i gatshëm t’i dalë në ndihmë skuadrës së tij.
Ai dëshiron që ta ndihmojë klubin katalan në transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Philippe Coutinho, shkruan e përditshmja sportive “Mundo Deportivo”.
Coutinho spekulohet se kërkohet nga kampioni i La Ligës, përcjell “Lajmi.net”.
Dhe, miqësia e tij me Neymar mund t’i shkojë në favor Barcelonës në arritjen e marrëvehjes për blerjen e Coutinhos nga Liverpool.