Neymar ‘thumbon’ Messin: Secili lojtar i madh duhet të luajë në këtë ligë

Neymar nuk ka hedhur poshtë mundësinë që një ditë të luajë në Premierligë.

Sport

06/12/2018 16:34

Lojtari më i shtrenjtë në botë, Neymar,ka thënë se secili lojtar i madh një ditë gjatë karrierës së tij një herë duhet të luajë në Premierligë.

Neymar në vitin 2017 iu bashkua PSG-së nga Barcelona për 222 milionë euro.

26 vjeçari në të ardhmen mund të transferohet në Premierligë, me Manchester Cityn që është i gatshëm të përmbush kërkesat e lojtarit dhe të skuadrës franceze.

“Nëse unë do të luaj në Premierligë në të ardhmen? Është një ligë e madhe, ndër më të mirat në botë, – tha ish-sulmuesi i Barcelonës. – Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë nesër, por mendoj se çdo lojtar i madh, të paktën një herë, duhet të luajë në Premierligë”, ka deklaruar Neymar, derisa i është përgjigjur një pyetje të parashtruar nga Benjamin Mendy i Manchester Cityt./Lajmi.net/