Neymar te Barca? Përgjigjet Pique

Rikthimi i Neymar te Barcelona vazhdon të mbetet një çështje e hapur për futbollit.

Sport

21/11/2019 14:37

Është mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, që është pyetur kësaj here për rikthimin e Neymar.

Pique në një intervistë dhënë për MD, është pyetur se më e lehtë është rikthimi i Neymar te Barcelona, apo Roger Federer të luajë në Davis Cup.

“Nuk e di, e vërteta është se është një çështje me dy gjëra krejtësisht të ndryshme, që varen nga shumë gjëra”, ka deklaruar Pique, përcjell lajmi.net.

“Por në fund të fundit, asgjë nuk është e pamundur në botën e sportit, gjërat që duken se nuk ndodhin kurrë, ndodhin”.

“Ajo që unë thjesht do të bëja është që të prisja, të vëzhgoja dhe të shoh nëse ajo do të ndodh”./Lajmi.net/