Neymar kërcënohet nga tifozët e PSG-së

.

Sport

29/04/2018 15:59

dërsa nga Brazili vjen lajmi se Nejmar është gati të rikthehet në Francë për riaftësimin pas dëmtimit në këmbën e djathtë, një komunikatë e “Collectif Ultras Paris” (grupi i tifozëve ultras të PSG-së) sulmon brazilianin.

“Pas peripecive të menaxhimit të dëmtimit jashtë qytetit tonë dhe sjelljeve të vazhdueshme të parespektueshme, që shumëfishohen ndaj tifozëve si në fushë ashtu edhe në rrjetet sociale, ne kërkojmë nga ana e futbollistëve tanë pak më shumë respekt për ne dhe institucionit që përfaqëson klubi i Parisit.

Ne do të vazhdojmë të mbetemi mbështetësit tuaj të parë, por nuk do rrimë duarkryq nëse nderi i klubit tonë do të shkelet. Durimi i popullit kuqeblu është në limite. Para Parisi!”, shkruhet në komunikatën e tyre, e cila shigjeton yllin që po mendon të largohet në fund të sezonit.