Neymar ka një lajm fantastik për Real Madridin dhe Ronaldon
“Marca” shkruan se sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar ka vendosur të nënshkruajë me klubin nga Santiago Bernabeu.
Sport
Neymar dëshiron të luajë në Real Madrid së bashku me Cristiano Ronaldon.
E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se sulmuesi i Paris Saint-Germain ka vendosur të nënshkruajë me klubin nga Santiago Bernabeu.
Neymar është i gatshëm të rikthehet në La Ligë duke iu bashkuar rivalit të madh të ish skuadrës së tij, Barcelonës, përcjell “lajmi.net”.
Rol kryesor në vendimin e tij për transferim në Real Madrid është dëshira për të luajtur së bashku në sulm me Ronaldon. /Lajmi.net/