Newcastle rivalizon Inter për shërbimet e Vidal

Inter do të ketë konkurrencë për Arturo Vidal.

Sport

18/04/2020 18:15

Merkatoja e verës po afron dhe skuadrat po përgatiten për lëvizjet e tyre, në mënyrë që të përforcohen.

Një nga lojtarët që pritet të ndërrojë skuadër dhe që gëzon interesim të madh është Arturo Vidal i Barcelonës.

Inter është skuadra që lidhet me transferimin e lojtarit, por duket se garës i është shtuar edhe një skuadër.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Newcastle është pas kilianit dhe lojtari po i jep një shqyrtim serioz propozim kalimit në Premierligë, transmeton lajmi.net.

Nëse Massimiliano Allegri pranon punën e trajnerit te Newcastle, Vidal ka gjasa të mëdha që të ndjek hapat e trajnerit, për të punuar sërish me të. /Lajmi.net/