NEWBORN ndryshon pamjen për 28 Nëntorin, merr ngjyrat kuq e zi dhe simbolin e UÇK-së

Monumenti simbolik “NEWBORN” në Prishtinë ka marrë pamje të re me rastin e 28 Nëntorit. Këtë herë, fjala “NEW” është ngjyrosur me të kuqe, ndërsa “BORN” me të zezë, derisa monumentit i është shtuar edhe logoja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ky ndryshim është realizuar në kuadër të iniciativës “Liria ka emër”. Përfaqësuesja e…

Lajme

28/11/2026 10:47

Monumenti simbolik “NEWBORN” në Prishtinë ka marrë pamje të re me rastin e 28 Nëntorit. Këtë herë, fjala “NEW” është ngjyrosur me të kuqe, ndërsa “BORN” me të zezë, derisa monumentit i është shtuar edhe logoja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ky ndryshim është realizuar në kuadër të iniciativës “Liria ka emër”. Përfaqësuesja e kësaj iniciative, Eliza Hoxha, tha se puna për realizimin e projektit ka nisur që nga muaji mars, me synimin që njerëzit e lidhur me shtetin të nderohen edhe përmes formave të tjera.

“Kemi punuar gjatë në këtë projekt, që nga marsi i dytë, sepse kemi menduar që njerëzit të cilët janë të lidhur me shtetin duhet t’i nderojmë edhe në forma të tjera. Në këtë rast, rrëfimin e atyre që kemi përjetuar të gjithë, vuajtjen e kemi parë të gjithë dhe normalisht nuk ka pasur mënyrë më të mirë se 28 Nëntori pa e shënuar ditën e ngadhënjimit të UÇK-së, pa e shënuar Ditën e Flamurit. Ka qenë një muaj që ka qenë i rëndësishëm për shkak të betejave të tyre dhe ëndrrës së madhe të tyre: kalimin e shtetit të Kosovës”, tha Hoxha.

Ajo theksoi se monumenti, i cili simbolizon lindjen e shtetit të Kosovës, kësaj radhe vjen me një mesazh tjetër, duke rikujtuar rrugëtimin historik të vendit.

Hoxha foli edhe për ndikimin që procesi gjyqësor në Hagë ka pasur në raportin e gjeneratave të reja me historinë e luftës.

“Ky monument e përfaqëson lindjen e shtetit të Kosovës, por sot vjen ndryshe – jo në 17 shkurt, por në 28 nëntor – për ta rikujtuar idenë dhe rrugëtimin që e kemi bërë të gjithë bashkë. Kosova ka pasur nevojë për ta rikthyer këtë, Kosova ka pasur nevojë me e rikthyer kujtesën, jo vetëm tek ne që kemi përjetuar beteja të vështira për shërim, por edhe gjenerata të reja”, u shpreh ajo. Beteja e Hagës e ka krijuar një moment të ri shoqëror, i cili ka qenë rigjenerim i të rinjve që s’e kanë përjetuar luftën, në raport me emocionin edhe me dëshirën për t’u identifikuar me çfarë ka qenë, çfarë ka ndodhur vërtet dhe ku jemi sot”, deklaroi Hoxha.

Sipas saj, gjeneratave të reja u mbetet përgjegjësia për ta ruajtur kujtesën historike dhe për ta përcjellë rëndësinë e luftës për çlirim.

“Është një gjeneratë e re, të cilës i mbetet barra për me e rikujtuar rëndësinë e historisë edhe të betejave për çlirim, për me e memorizuar, për me e punuar çdo ditë për kujtesën tonë kolektive, edhe me e lartësuar atë që ka ndodhur. Sepse një gjeneratë që vjen me vite, neve na ka rënë një histori tjetër, atyre që janë më të rinj me vite është shumë më e vështirë edhe para luftës edhe tani, për me e mbrojtur edhe një herë idenë e Kosovës së lirë dhe shtetit të pavarur, e cila vjen një ditë si kjo”, përfundoi Hoxha.