Neuer ende në dyshim, ka probleme në kontrollim të topit

Manuel Neuer është futur në një tunel nga i cili rrezikon të mos dalë dot pas dëmtimit të rëndë që nuk e lejon të dalë në fushë prej muajsh tashmë. Siç raporton BILD, portieri gjerman ndoshta do të duhet të qëndrojë jashtë edhe për 6-8 javë të tjera para se të mund të rikthehet në…

Sport

08/08/2023 21:54

Manuel Neuer është futur në një tunel nga i cili rrezikon të mos dalë dot pas dëmtimit të rëndë që nuk e lejon të dalë në fushë prej muajsh tashmë.

Siç raporton BILD, portieri gjerman ndoshta do të duhet të qëndrojë jashtë edhe për 6-8 javë të tjera para se të mund të rikthehet në stërvitje në fushë, por edhe kur të kthehet ai nuk do të jetë më portieri që ishte më parë.

Në fakt, Neuer ka humbur ndjeshmërinë në këmbë, ai nuk është më në gjendje të luajë topin me këmbë si në të kaluarën dhe mbi të gjitha këmba e majtë vazhdon t’i japë probleme. Portieri gjerman dukej ende hezitues dhe shumë i kujdesshëm me punën e tij me topin dhe kthimi i tij 100% është ende shumë larg.