Nesër nis procesi gjyqësor për rezervat shtetërore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 10 dhjetorin, si datë për fillimin e procesit gjyqësor ndaj ministres në detyrë të MINT-it, Rozeta Hajdari për rezervat shtetërore. Prokuroria Speciale ka konfirmuar se ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, në kuadër të procesit hetimor. Seanca gjyqësore…

Lajme

09/12/2025 23:56

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 10 dhjetorin, si datë për fillimin e procesit gjyqësor ndaj ministres në detyrë të MINT-it, Rozeta Hajdari për rezervat shtetërore.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, në kuadër të procesit hetimor.

Seanca gjyqësore do të nisë nga ora 09:30.