Nesër Kuvendi mban seancë plenare, do të vendoset në shqyrtim të dytë Buxheti për vitin 2026

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të premten, më 20 shkurt 2026, me fillim nga ora 11:00. Sipas njoftimit zyrtar, në rend të ditës është shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit të…

Lajme

19/02/2026 17:18

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të premten, më 20 shkurt 2026, me fillim nga ora 11:00.

Sipas njoftimit zyrtar, në rend të ditës është shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Të hënën u miratua në lexim të parë projektbuxheti për vitin 2026./lajmi.net/