Nëse UEFA nuk do ta ndalte hetimin ndaj klubeve të Superligës, Ceferin do të arrestohej

Alexandr Ceferin mund të ishte arrestuar nga autoritetet në rast të mos ndërprerjes së hetimit ndaj Barcelonës, Juventusit dhe Real Madridit.

Sport

09/06/2021 19:23

Sipas “New York Times”, në rast se UEFA nuk do të suspendonte hetimet ndaj klubeve “besnike” të Superligës Evropiane atëherë ai do të rrezikonte arrestimin, transmeton lajmi.net.

UEFA pak më parë ka bërë të ditur që ka suspenduar hetimet ndaj Barcelonës, Juventusit dhe Real Madridit për thyerjen e ligjeve shkaku i krijimit të Superligës Evropiane.

UEFA deklaroi se do të presë deri në vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, por sipas artikullit të “New York Times”, UEFA kishte halle tjera.

Presidenti  i UEFA-së, Alexander Ceferin do të mund të arrestohej në rast se do të refuzonte ndaljen e hetimeve. Kjo është befasi pasi Ceferin kishte pasur retorikë të ashpër ndaj klubeve./Lajmi.net/