Nëse nuk shkarkohet Sarri, disa lojtarë ‘shqelmohen’ nga Chelsea

Maurizio Sarri mund të shkarkohet nga Chelsea qysh në këtë javë.

Sport

12/02/2019 10:59

Chelsea humbi 6 me 0 ndaj Manchester Cityt në kuadër të Premierligës, andaj Mauriozio Sarri është buzë shkarkimit.

Mediat angleze bëjnë të ditur se trajneri italian i ka një muaj kohë që ta shpejtoj punën e tij, përcjell lajmi.net.

Por, nëse Sarri shpëton pa u shkarkuar deri në fund të sezonit, atëherë te Chelsea pritet një revolucion i madh në skuadër.

Trajneri italian i ka bërë me dije bordit të klubit londinez se do t’i largojë disa lojtarë me të përfunduar ky sezon, pasi janë pika kyçe e dështimit të skuadrës. /Lajmi.net/