Nëse largohet Mbappe ose Neymar, PSG e transferon yllin e madh

PSG është duke u bërë gati që ta shet Kylian Mbappen ose Neymarin.

Sport

18/03/2019 14:43

PSG duhet ta shet Kylian Mbappe ose Neymarin, në mënyrë që ta shmang dënimin nga FIFA për shkak të shkeljes së rregullit financiar.

Skuadra franceze është e detyruar që ta shet njërin prej lojtarëve, në mënyrë që të mos dënohet nga shtëpia e futbollit botëror, por ka një alternativë, përcjell lajmi.net.

Njëri prej tyre do të largohet nga Parku i Princave, andaj PSG po tenton ta transferojë Antoine Griezmannin.

Skuadra franceze është e gatshme të ofroj mbi 100 milionë euro për ta transferuar anëtarin e madrilenëve, që po e kërkon largimin pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. /Lajmi.net/