Nëse është e shkruar të vdes, le të vdes: Shprehen të rinjtë për gjendjen aktuale në botë
Koronavirusi nuk po i ndalon të rinjtë që të udhëtojnë, e sidomos tani që çmimet janë të ulëta.
Fun
Të tjerët po anulojnë udhëtimet e tyre për shkak të koronavirusit por kjo nuk i ndalon disa të tjerë. Ashley Henkel 20-vjeçare, filloi një aventurë në Amerikën veriore, raporton “7news”, transmeton lajmi.net.
Ajo jeton në Kaliforni, por këtë verë ajo do të jetë në Vancouver të New York-ut dhe në Portland, Oregon.
Studentja insiston të udhëtojë dhe ajo është njëra nga disa njerëz që i bëjnë ballë virusit duke thënë “sidoqoftë”.
Ajo tha se nuk është më argëtuese që të qëndrosh në shtëpi dhe të brengosesh, por disa të tjerë mendojnë që është një rrezik i madh.
Qendra e kontrollit të sëmundjeve u thotë njerëzve sidomos atyre me sëmundje kronike që të qëndrojnë në shtëpi, por të rinjtë mendojnë që tani është koha për të udhëtuar duke marrë parasysh çmimet më të arsyeshme. /Lajmi.net/