Nënkryetarja e AAK-së: E pakuptimtë të flitet për zgjedhje pa e bërë reformën zgjedhore
Nënkryetarja e AAK-së, Magbule Shkodra, ka kritikuar spektrin politik për mos miratimin e reformës zgjedhore në Kosovë.

Lajme
Përmes një postimi në Facebook, Shkodra ka thënë se ka vite që flitet dhe diskutohet në këtë drejtim por një gjë e tillë nuk është duke ndodhur assesi.
Sipas saj është e pa kuptimtë të flitet për zgjedhje pa e bërë reformën zgjedhore.
Postimi i plotë:
Kosova ka nevojë për reformën zgjedhore
Ka vite që flitet,diskutohet madje edhe diçka është punuar në drejtim të reformës zgjedhore,por fatkeqësisht asesi të ndodhë.Personalisht besoj se reforma zgjedhore do të mund te përmisonte përfaqësimin në parlament, do të ngriste llogaridhënjen e deputetëve tek votuesit si dhe do eliminonte ngërqet politike, të cilat tani më,të gjithë i dimë.
Plotësisht e pa kuptimtë të flitet për zgjedhje pa e bërë reformën zgjedhore.
Më vjen mirë që Shqipëria miratoi reformën e kodit zgjedhor! /Lajmi.net/