Edi Rama rikthen ftesën për dialog me studentët, protestat në Shqipëri vazhdojnë prej 20 ditësh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka rikthyer ftesën e tij për dialog me studentët. Kur janë bërë 20 ditë nga nisja e protestave në Shqipëri, kreu i qeverisë shqiptare vazhdon të insistojë në dialog mes tij dhe protestuesve. Edhe të dilën, ai ka postuar në rrjetin e tij në Facebook një video me vendosjen e…

Lajme

01/11/2026 10:06

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka rikthyer ftesën e tij për dialog me studentët.

Kur janë bërë 20 ditë nga nisja e protestave në Shqipëri, kreu i qeverisë shqiptare vazhdon të insistojë në dialog mes tij dhe protestuesve.

Edhe të dilën, ai ka postuar në rrjetin e tij në Facebook një video me vendosjen e letrave për dialog.

Këto verpime, Rama i ka bërë tash e sa kohë, por që dialogu nuk ka ndodhur, me protestuesit që vazhdojnë të kërkojnë largimin e tij nga pushteti.

Ndryshe, edhe gjatë protestës së 19-të me radhë që ka ndodhur gjatë së shtunës, ka pasur përplasje ndërmjet forcave policore dhe protestuesve në Tiranë.