Nënë me binjakë në moshën 73-vjeçare
Një grua në Indi është bërë nënë në moshën 73-vjeçare. Erramatti Mangayamma, fermere në qytetin jugor të Andhra Pradesh, besohet të jetë personi më i vjetër ndonjëherë që ka lindur fëmijë.
Lifestyle
Mangayamma dhe burri i saj 80 vjeçar E. Raja Rao janë të martuar që nga viti 1962 por nuk kanë mundur të bëjnë fëmijë në mënyrë natyrale. Në fillim mjekët kishin dyshime të forta për moshën e nënës së ardhshme.
Gruas iu vendosën vezë të fekonduara, pasi iu nënshtrua një kure hormonale sipas rekomandimit të mjekut dhe rezultati ishte pozitiv.
“Operacioni ka shkuar mirë, nëna dhe bebet janë të shëndetshme dhe pa komplikime”, ka thënë mjeku Sanakayyala Umashankar, pas lindjes së 73 vjeçares, transmeton BBC.
E moshuara i solli në jetë vogëlushet me prerje cezariane, mirëpo për shkak të moshës nuk mund t’i ushqejë me gji.
Babai i foshnjave, ka filluar tashmë të bëjë plane për vajzat e tij tha Umashankar.
“Nëna është shumë e sigurt tani. Më e sigurt se asnjëherë në jetën e saj dhe ajo mezi e pret kapitullin e ri të jetës me fëmijët e saj”, ka thënë Umashankar.