Nëna mbajti fëmijët në ‘burg’ të shtëpisë për më shumë se 10 vite

Një grua nga Rusia ka përdorur një qen tejet agresivë për t’i mbajtur fëmijët në burg për më shumë se 10 vite.

Fun

15/11/2019 21:53

Dina Azizova, 55 vjeçe, refuzoi t’i linte 3 fëmijët e saj të dilnin nga shtëpia për një dekadë.

Fëmijët, Darina 10, Damir 15, dhe Alina 11 vjeç, nuk kishin shkuar asnjëherë në shkollë, ata kanë qenë të mbyllur brenda në shtëpi dhe u është lejuar të dilnin vetëm në oborr të shtëpisë në vëzhgimin e një qeni tejet agresivë, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

Më 6 nëntor nëna e tyre ka lajmëruar për humbjen e 3 fëmijëve të saj. Në po të njëjtën ditë 3 fëmijët janë gjetur bashkë duke i thënë policisë se nuk dëshirojnë të rikthehen në shtëpi, çka i la ata në dyshim.

Pic shows: Daughter Diana Tuktarova
This 55-year-old mother who kept her three children locked in their house for 10 years has committed suicide after they ran away.

Ata i kanë shpjeguar mënyrën e jetesës policisë, kur nëna e tyre e ka kuptuar që fëmijët e saj nuk kanë humbur por janë arratisur, ajo ka lajmëruar policinë duke ju thënë “nuk mund të më arrestoni, pasi që unë dua vetëm të mirën për ta.”

Por nëna e dëshpëruar të nesërmen ia ka vë flakën shtëpisë ku i ka mbajtur në burg fëmijët e saj, dhe në fund ka vrarë vetën./Lajmi.net/