Nëna, ja si mund t’i bëni fëmijët të hanë
Shpesh shumë nëna e gjejnë veten duke u përpjekur që t’i bindin fëmijët e tyre të hanë. Kjo histori është zakonisht me frutat dhe perimet.
Lifestyle
I keni provuar të gjitha metodat duke u përpjekur të ushqeni fëmijën dhe nuk keni pasur sukses? Ja cila është zgjidhja për ju:
Sekreti për t’i bërë fëmijët të hanë
Për t’i bërë fëmijët të hanë dhe për rrjedhojë të kenë një dietë të saktë, të shëndetshme dhe të ekuilibruar, do të ishte e mjaftueshme të përdoreshin fjalët dhe argumentet e duhura. Fjalët rregullojnë gjithçka, thotë një hulumtim i kryer nga ekspertë në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit. Ekipi ka demonstruar tezën e tij duke thënë se që fëmijët të hanë ushqime të shëndetshme kur janë 3 deri në 5 vjeç duhet ta shoqëroni ushqyerjen me fjalët e duhura.
Argumentet për ushqyerjen e fëmijëve
Sipas hulumtimit të publikuar në Daily Mail, është e nevojshme të identifikohen fjalët e duhura që do t’i thuhen fëmijës gjatë ngrënies, dhe mbi të gjitha t’i bindni ata të hanë ushqime të shëndetshme dhe ushqyese, siç janë frutat dhe perimet, aq “të urryera” nga fëmijët, transmeton Monitor.
Sipas ekipit, fëmijët hanë më shumë dhe më mirë duke e ditur se ushqimi i ndihmon ata të rriten dhe të jenë më të fortë dhe më “të mëdhenj”.
Çfarë duhet t’u thoni fëmijëve?
Sekreti është në “bindjen” e fëmijëve tuaj, dhe bindja mund të bëhet me fjalë se vetëm duke ngrënë ushqimet që ata i urrejnë kaq shumë, mund të rriten, të bëhen fëmijë të mëdhenj dhe të fortë.
Hulumtuesit e bënë këtë me fëmijët 3-5 vjeç që morën në testim, argumentuan kur u dhanë ushqimin dhe panë se sa lehtësisht fëmijët konsumuan thjerrëzat, domatet, specat dhe kuinoan.