Nëna dhe e bija rrahin burrin (babain) dhe djalin (vëllaun) në Pejë

Një rast i pazakontë i dhunës në familje ka ndodhur në orët e para pas mesnatës të së premtes në Pejë. Nëna dhe e bija e saj dyshohet se kanë shkaktuar dhunë ndaj burrit (babait) dhe djalit (vëllaut). Të njëjtat janë arrestuar, por pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton lajmi.net. “Janë arrestuar…

Lajme

27/01/2024 09:31

Një rast i pazakontë i dhunës në familje ka ndodhur në orët e para pas mesnatës të së premtes në Pejë.

Nëna dhe e bija e saj dyshohet se kanë shkaktuar dhunë ndaj burrit (babait) dhe djalit (vëllaut).

Të njëjtat janë arrestuar, por pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton lajmi.net.

“Janë arrestuar nënë e bij, të dyshuara femra kosovare, pasi që kanë ushtruar dhunë ndaj burrit (babait) dhe djalit (vëllait) meshkuj kosovarë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.