Nën masa të shtuara sigurie, Jakup Krasniqi arrin sërish tek familja

Jakup Krasniqi para pak minutave ka arritur në shtëpinë e tij në Prishtinë. Pas vizitës disa orëshe dje pranë familjes, ai u dërgua në EULEX nën masa të shtuara të sigurisë. Por sot i njëjti është sjellur sërish tek shtëpia, pranë familjes për të qëndruar për disa orë. Kjo vizitë e tij nga Haga është…

Lajme

19/11/2026 09:27

Jakup Krasniqi para pak minutave ka arritur në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Pas vizitës disa orëshe dje pranë familjes, ai u dërgua në EULEX nën masa të shtuara të sigurisë.

Por sot i njëjti është sjellur sërish tek shtëpia, pranë familjes për të qëndruar për disa orë.

Kjo vizitë e tij nga Haga është e dyta me radhë pasi të parën e kishte kur i kishte vdekur vëllai në tetor të vitit 2024.Ai u dënua më 25 vjet burg në aktgjykimin e 16 shtatorit të këtij viti.

Nga Dhomat e Specializuara u deklaruan dje për lajmi.net ku thanë se se vizita e tij ka “arsye humanitare”.

 “Për momentin, e vetmja gjë që mund të them është se kjo erdhi si pasojë e arsyeve të forta humanitare. Pala e akuzuar mund të paraqesë një kërkesë të tillë, siç e dini, dhe më pas gjyqtarët, duke u mbështetur në rregullat e gjykatës si dhe në të drejtën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, marrin një vendim me urgjencë dhe profesionalizëm” pohoi zëdhënësi i DHS-së, Michael Doyle.

 I pyetur se për sa ditë i është dhënë leja për qëndrim Krasniqit, Doyle tha:

 “Ndoshta më vonë – siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, pasi të jenë kryer vizitat – do të bëhen publike më shumë informacione, përfshirë ato në dokumentet gjyqësore. Për momentin, nuk jam në gjendje të jap detaje të tilla operative. Siç e përmenda, informacione të tilla zakonisht bëhen publike më vonë. Nuk mund të jap më shumë informacione; mund të them vetëm se bëhet fjalë për arsye të forta humanitare.”/Lajmi.net/