Hajnat hyjnë në një shtëpi në Prishtinë dhe vjedhin para, stoli ari e orë të ndryshme

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë. Hajnat kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë marrë para të gatshme, stoli ari e orë të ndryshme. Sipas ankuesit, vlera e përgjithshme e dëmit është e konsiderueshme. “Prishtinë / 18.11.2026 – 17:15. Ankuesi mashkull Kosovar ka njoftuar policinë se gjatë kohës kur nuk ishte askush…

Lajme

19/11/2026 09:32

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë.

Hajnat kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë marrë para të gatshme, stoli ari e orë të ndryshme.

Sipas ankuesit, vlera e përgjithshme e dëmit është e konsiderueshme.

“Prishtinë / 18.11.2026 – 17:15. Ankuesi mashkull Kosovar ka njoftuar policinë se gjatë kohës kur nuk ishte askush në shtëpi, persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë përmes dritares në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë vjedhur para të gatshme, dhe stoli ari e orë të ndryshme. Sipas ankuesit vlera e përgjithshme e dëmit është e konsiderueshme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/