Behrami: Përgjigjja e Ombudspersonit të Speciales dëshmon mungesë të llogaridhënies institucionale ndaj Kosovës
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka thënë se përgjigja e Ombudspersonit të Gjykatës Speciale, Pietro Spera ndaj Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut është një tjetër dëshmi e mungesës së respektit institucional ndaj Republikës së Kosovës dhe standardeve evropiane të llogaridhënies. Behrami ka thënë se Spera ka thënë se janë panelet gjyqësore ato që…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka thënë se përgjigja e Ombudspersonit të Gjykatës Speciale, Pietro Spera ndaj Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut është një tjetër dëshmi e mungesës së respektit institucional ndaj Republikës së Kosovës dhe standardeve evropiane të llogaridhënies.
Behrami ka thënë se Spera ka thënë se janë panelet gjyqësore ato që mbrojnë të drejtat e njeriut, konstatojnë shkeljet dhe ndërmarrin masat juridike.
“Por, nëse gjithçka u lihet paneleve gjyqësore, përse ekziston institucioni i Ombudspersonit si mekanizëm i pavarur mbikëqyrës? Pavarësia gjyqësore nuk nënkupton përjashtim nga llogaridhënia institucionale. Raportimi para Kuvendit nuk është ndërhyrje në proceset gjyqësore”, ka shkruar Behrami.
Ai ka thënë se ironia është se vetë Spera, më 4 prill 2006, ishte pjesë e trupit gjykues të apelit në Bosnjë dhe Hercegovinë në rastin Maktouf.
“Më 18 korrik 2013, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg konstatoi njëzëri shkeljen e nenit 7 të Konventës Evropiane. Pas këtij aktgjykimi u miratua rigjykimi i çështjes. Pra, vetë përvoja gjyqësore e Sperës dëshmon se panelet gjyqësore nuk janë garantues të pagabueshëm të të drejtave të njeriut. Kosova nuk ka themeluar një institucion që qëndron mbi standardet evropiane të drejtësisë dhe llogaridhënies”, ka shkruar Behrami.
Ai ka thënë se respektimi i të drejtave të njeriut nuk është privilegj që Gjykata Speciale ua akordon të akuzuarve, por detyrim juridik! /Lajmi.net/
Postimi i plotë: