Nën kërcënimin e armës, sulmohet seksualisht një femër në Zubin Potok

Një femër ka njoftuar policinë se është sulmuar seksualisht dhe është kërcënuar me armë.

Lajme

02/02/2021 11:42

Rasti ka ndodhur ditë më parë në Zubin Potok.

Siç njofton PK, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor pastaj me urdhër të prokurorit pasi intervistimit të dy palëve, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar si dhe është kërcënuar me armë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së tij por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor pastaj me urdhër të prokurorit pasi intervistimit të dy palëve, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Lajmi.net/