Në prag të aktgjykimit në Hagë, Komuna e Skenderajt vendos banerin “Liria ka Emër”

Në prag të shpalljes së aktgjykimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komuna e Skenderajt ka vendosur në ndërtesën e saj banerin me mbishkrimin “Liria ka Emër”. Në baner janë paraqitur ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ish-zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi dhe ish-komandanti Rexhep Selimi, raporton lajmi.net Vendosja e banerit vjen…

Lajme

15/09/2026 10:54

Në prag të shpalljes së aktgjykimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komuna e Skenderajt ka vendosur në ndërtesën e saj banerin me mbishkrimin “Liria ka Emër”.

Në baner janë paraqitur ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ish-zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi dhe ish-komandanti Rexhep Selimi, raporton lajmi.net

Vendosja e banerit vjen një ditë para shpalljes së aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Seanca për shpalljen e aktgjykimit është caktuar të mbahet të mërkurën, më 16 shtator, në orën 10:00, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë./Lajmi.net/