Në Pejë dhe Banjë të Istogut gjatë patrullimeve, Policia gjen dhe sekuestron armë – Arrestohen dy persona

Policia e Kosovës në Pejë, dje gjatë patrullimit në rrugën “Konferenca e Bujanit” në këtë qytet, kanë ndaluar një person dhe në çantën e tij të krahut kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe shtatëmbëdhjetë fishek të kalibrit 9x19mm. Dje gjatë mbrëmjes, saktësisht rreth orës 22:50, patrulla e Stacionit Policor Istog, deri sa…

Lajme

20/05/2026 09:36

Policia e Kosovës në Pejë, dje gjatë patrullimit në rrugën “Konferenca e Bujanit” në këtë qytet, kanë ndaluar një person dhe në çantën e tij të krahut kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe shtatëmbëdhjetë fishek të kalibrit 9x19mm.

Dje gjatë mbrëmjes, saktësisht rreth orës 22:50, patrulla e Stacionit Policor Istog, deri sa ishte në pikë kontrolli në fshatin Banjë-Istog, kishte ndaluar një automjet dhe pas kontrollit në bagazhin e tij ishte gjetur arma (Pistoletë) me një karikator, shtatë (07) fishek dhe një OC sprej, të njëjtat janë sekuestruar.

Në të dy rastet të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar, pas konsultimit me Prokurorin e shtetit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullte.

“Armët e konfiskuara janë:

· Dy (2) Pistoleta

· Dy (2) karikator

· Njëzet e katër fishek dhe

· Një OS Sprej”, ka njoftuar Policia në Pejë. /Lajmi.net/