Gorani i ashpër me Kurtin: Sjellja e tij është e pamundur të mos definohet si adoleshente dhe fëmijërore
Analisti politik Dukagjin Gorani ka kritikuar sjelljet e kryeministri në detyrë Albin Kurti. Ai ka vlerësuar se sjelljet e kryetarit të VV-së mund të definohet si adoleshente dhe fëmijërore. Në “Rubikon” të Klan Kosovës, ai ka treguar se pse sjelljet e tij mund të konsiderohen të tilla. “Kur po të vështirësohet funksionimi politik, ti po…
Lajme
Analisti politik Dukagjin Gorani ka kritikuar sjelljet e kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Ai ka vlerësuar se sjelljet e kryetarit të VV-së mund të definohet si adoleshente dhe fëmijërore.
Në “Rubikon” të Klan Kosovës, ai ka treguar se pse sjelljet e tij mund të konsiderohen të tilla.
“Kur po të vështirësohet funksionimi politik, ti po del në publik dhe po ankohesh, po ankohesh në pengesa. Në një mënyrë, sjellja e tillë është e pamundur të mos definohet si sjellje adoleshente dhe fëmijërore, meqenëse në njërën anë ti je ngushtë për shoqërinë, socializim dhe partnerizim, në anën tjetër nuk po mundesh me duru kurrgjë përveç qejfit tënd, kjo është një lloj e llastimit”, është shprehur Gorani.