Në krizë, por Barca do t’i transferojë Raphinha, Kounde, Lewandowski dhe Bernardo Silva – ky është plani

Barcelona është një nga skuadrat më aktive në këtë merkato.

Sport

11/07/2022 18:42

Skuadra katalane tash e sa kohë është në një krizë të madhe ekonomike, por kjo nuk po e ndalon drejt lëvizjeve të mëdha në merkato.

Katalanët kanë mbyllur gati marrëveshjen me Raphinha dhe janë shumë afër finalizimit edhe për Robert Lewandowski.

Gerard Romero shkruan se ‘Blaugrana’ do të bëjnë deri në fund edhe lëvizjen për Jules Kounde dhe Bernardo Silva, përcjell lajmi.net.

Në gjithë këtë krizë, kjo duket e çuditshme. Por, si do të kompletohen këto lëvizje?

Barcelona do të transferojë Raphinha, Robert Lewandowski dhe Jules Kounde me planin ekonomik të klubit që u aktivizua pas levës së dytë ekonomike, ku përfshihen edhe të drejtat televizive.

Ardhja e Bernardo Silva në anën tjetër do të varet krejtësisht nga situata e Frenkie de Jong.

Përfaqësues së skuadrës së Manchester United sot kanë qenë në Barcelonë, për të diskutuar transferimin e Frenkie. /Lajmi.net/