Në Gjakovë një komisioner fyhet rëndë nga një qytetar

Një komisioner i KQZ-së në Gjakovë është fyer dhe ofenduar sot, gjatë procesit zgjedhor. Teksa në qendrat e votimit në fshatin Bihtazhin po vijonte procesi në mënyrë të rregullt, një person iu drejtua me fjalë fyese një komisioneri. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi. Elezi pohoi se rasti…

Lajme

09/11/2025 14:49

Një komisioner i KQZ-së në Gjakovë është fyer dhe ofenduar sot, gjatë procesit zgjedhor.

Teksa në qendrat e votimit në fshatin Bihtazhin po vijonte procesi në mënyrë të rregullt, një person iu drejtua me fjalë fyese një komisioneri.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

Elezi pohoi se rasti ka ndodhur rreth orës 11.

“Në konsultim me prokurorin e shtetit, ndaj të njëjtit është iniciuar procedurë për prishje të rendit dhe qetësisë publike” deklaroi Elezi.