Ndryshon rezultati në Air Albania, Gjeorgjia në epërsi
Giorgi Kochorashvili ka sjellë në epërsi Kombëtaren e Gjeorgjisë në “Air Albania”. Pas dy rasteve të mira shënimi të cilat nuk i realizuan në minutat 55 e 58-të, mysafirët janë në epërsi në minutën e 71-të. Kuqezinjtë pësuan gol pas një aksioni të rrezikshëm të kundërshtarëve.
