Një muaj paraburgim shtetasit turk, dyshohet për dy vepra penale
Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi masën e paraburgimit një muaj të dyshuarit, I.A. Ai ngarkohet për dy vepra penale: për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare dhe për asgjësim apo dëmtim të pasurisë. Caktimi i kësaj mase është bërë pas mbajtjes së seancës dëgjimore, me ç’ rast gjykata e ka aprovuar…
Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi masën e paraburgimit një muaj të dyshuarit, I.A.
Ai ngarkohet për dy vepra penale: për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare dhe për asgjësim apo dëmtim të pasurisë.
Caktimi i kësaj mase është bërë pas mbajtjes së seancës dëgjimore, me ç’ rast gjykata e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
“Gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rreziku real që nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të pengoj zhvillimin normal të procedurës penale, t’i shmanget ndjekjes penale duke u arratisur, pasi i njëjti është edhe shtetas i Turqisë.
Gjykata ka vlerësuar se nëse i pandehuri lihet në liri ekziston rreziku që i njëjti të përsërisë veprat e njëjta penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.