Ndryshime të ‘çmendura’ për Mbappe – ‘tradhton’ Realin për kalimin te Liverpool

Kylian Mbappe është i hapur për t'u bashkuar me Liverpoolin, sipas raportimeve të bujshme, me ngjarjet në 24 orët e fundit që "ndryshuan rrënjësisht" planet e të ardhmes për futbollistin francez.

Sport

16/02/2022 23:33

Sulmuesi 23-vjeçar është lidhur shumë me një kalim te Real Madrid prej disa kohësh. Në fakt, besohej gjerësisht se francezi do t’i bashkohej “Los Blancos” në verë pas katër vitesh në Paris Saint-Germain, transmeton lajmi.net.

Por në një kthesë shokuese, mediumi spanjoll “Sport” ka sugjeruar se Mbappe tani po mendon seriozisht një kalim në Premierligë, me Liverpoolin që përmendet si skuadra e interesuar.

Raporti vazhdon duke pretenduar se Liverpool po përpiqet të bindë lojtarin përmes trajnerit Jurgen Klopp.

Të martën mbrëma, Mbappe shënoi golin e fitores ndaj Real Madridit në 1/16 e Ligës së Kampionëve dhe fituesi i Kupës së Botës mbeti shumë i zemëruar me cilësinë e skuadrës së Carlo Ancelottit.

Prandaj, ka vendosur të presë dhe të reflektojë për të ardhmen, gjë që do të jetë një goditje për presidentin e Madridit, Florentino Perez, i cili është qartësisht i etur për ta sjellë lojtarin në “Santiago Bernabeu”.

Pas përfundimit të ndeshjes, ish-sulmuesi i Monacos, Mbappe konfirmoi se nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen e tij

“Nuk e kam vendosur të ardhmen time. Unë luaj për Paris Saint-Germain, një nga klubet më të mira në botë”.

“Kjo lojë do të ndikojë në të ardhmen time? Jo – nuk e kam vendosur. Unë jap më të mirën time dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm”.

“Unë thashë se do të jap gjithçka. Më duhej ta tregoja me veprime. E bëra herën e parë, do të duhet ta tregojmë për herë të dytë në Bernabeu”.

“Si i qasemi kthimit? Duhet të fitojmë. Para së gjithash që ne të jemi konkurrentë. Të shkosh atje për të thënë se kemi një rezultat nuk është e denjë për një klub si PSG”.

“Ne do të duhet të analizojmë ndeshjen, do të jetë një kontekst tjetër”, deklaroi ai./Lajmi.net/