Ndodh tërmet derisa kryeministrja e Zelandës së Re po jepte intervistë, as që trembet

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, as që është trembur kur filluan të ndjehen dridhjet e tërmetit që goditi sot këtë vend, derisa ajo po jepte intervistë të drejtpërdrejt për një televizion.

Fun

25/05/2020 18:11

Ajo madje e ndërpreu gazetarin e “Newshub”, Ryan Bridge, duke i thënë se tani po ndodh në kompleksin e Parlamentit në kryeqytet – Wellington, transmeton Telegrafi.

“Ne këtu tani kemi një tërmet të vogël Ryan, një tërmet të denjë. E sheh se si po lëvizin gjërat prapa meje”, ka deklaruar kryeministrja e Zelandës së Re derisa vështronte përreth vetes.

YouTube player

Megjithatë tërmeti ishte mjaftueshëm i fuqishëm, sa për të rrëzuar gjësendet që ishin të vendosura nëpër rafte dhe të ndal trafikun hekurudhor. Por, deri më tani nuk raportohet për ndonjë dëm të madh material apo të lënduar.

Ajo çfarë u ka bërë përshtypje të gjithëve, është gjakftohtësia e kryeministres Ardern e cila vazhdoi intervistën sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

“Mirë jam Ryan. Nuk jam nën ndonjë dritë që është e varur, duket sikur jam pozicionuar në vend të mirë”, ka shtuar ajo.