Ndodh edhe kjo, hajduti vjedh një qafore Versace me shkop peshkimi

Hajduti përdor shkopin e peshkimit për të marrë një qafore Versace

Fun

08/03/2020 14:29

Vjedhja mori më shumë se tri orë në qendër të Melbourne. Policia australiane janë duke kërkuar për njeriun i cili përdori shkopin e peshkimit për të vjedhur qaforen Versace në një nga dyqanet më të mira të Melbourne, raporton “Independent”, transmeton lajmi.net.

Vjedhja u zhvillua në orën 2 të mëngjesit, që një qendër tregtare dhe mori tri orë kohë që të nxirrte qaforen nga dyqani.

Besohet se vlera e qafores është 478.65 euro. Pronari i dyqanit, Steven Adigrati, e përshkruan vjedhjen si “të egër dhe të guximshme”.

Policia janë duke kërkuar më shumë informata në lidhje me burrin, i cili duhet akoma të identifikohet. Ai është përshkruar si i bardhë dhe në mes të moshës 45 deri 50 vjet, 1.79 metër i gjatë. /Lajmi.net/