Ndizet ngrohtorja e re e Gjakovës, së shpejti pritet të nisë ngrohja e banorëve

Ngrohtorja e re e qytetit të Gjakovës është ndezur sot për herë të parë ndonëse sezoni i dimrit ka muaj që ka nisur.

Lajme

16/01/2021 12:10

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini përmes një postimi në Facebook

Ai ka thënë se për pak ditë pritet të fillojë edhe ngrohja e qytetit.

“Sot për herë të parë u ndez zjarri në ngrohtoren e re! Për pak ditë fillon edhe ngrohja! Falënderimet kur të përurohet!”, ka shkruar Gjini.

Ngrohtorja e re në qytetin e Gjakovës ishte paraparë të niste punën në dhjetor të vitit të kaluar pasi e vjetra ishte jashtë funksionit. /Lajmi.net/