Ndeshje tipike italiane, të gjitha golat nga ndërprerjet në takimin Juventus – Milan

Skuadra e Milan dhe Juventus kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Takimi në 90 minuta u mbyll me rezultatin e barabartë 2 me 2 dhe të gjitha golat u shënuan nga ndërprerjet, shkruan Lajmi.net Fillimisht me kokë shnoi Thiaw, mbrojtësi gjerman që kaloi në epërsi ekipin “kuqezi”. Në minutën e…

Sport

28/07/2023 10:13

Skuadra e Milan dhe Juventus kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Takimi në 90 minuta u mbyll me rezultatin e barabartë 2 me 2 dhe të gjitha golat u shënuan nga ndërprerjet, shkruan Lajmi.net

Fillimisht me kokë shnoi Thiaw, mbrojtësi gjerman që kaloi në epërsi ekipin “kuqezi”.

Në minutën e 33’të, Danilo barazoi rezultatin pas një tollovie në zonën e 16-metërshit.

Kurse vetëm pas gjashtë minutave, Olivier Giroud shënoi golin për 1 me 2.

Në pjesën e dytë, dy skuadrat bën ndryshime në formacion, kurse goli i barazimit erdhi në minutën e 48’të me anë të Ruganit.

Në penallti më të saktë u tregua skuadra e Allegrit, të cilët fituan me rezultatin 4 me 3./Lajmi.net/