Ndeshje interesante në Ligën e Kombeve – sot përballen Italia me Gjermaninë

Italia dhe Gjermania do të përballen sot në kuadër të Ligës së Kombeve në futboll.

Sport

04/06/2022 08:17

Ndeshja do të fillojë në orën 20:45 dhe do të jetë e vlefshme për grupin C, transmeton lajmi.net.

Pos tyre, në këtë grup prej katër skuadrash është edhe Anglia e cila do të ketë punë me Hungarinë, më fillim nga ora 18:00.

Ndeshje do të ketë edhe në grupin G, aty ku Turqia ndeshet me Ishujt Faroe, ndërsa Mali i Zi me Rumaninë. /Lajmi.net/