Ndeshje historike për vashat e Mitrovicës, vetëm një pikë larg kualifikimit në fazën nokaut të LK

Skuadra e vashave të Mitrovicës në futboll, është pranë historisë në futbollin kosovar të femrave.

Sport

13/08/2019 11:45

KFF Mitrovica ka pasur një rrugëtim mjaft të suksesshëm në arenën ndërkombëtare, dhe sot ato mund ta fusin në histori pjesëmarrjen e tyre.

Vashat tona nga qyteti verior janë vetëm një pikë larg arritjes së fazës nokaut, në Ligën e Kampionëve, përcjell lajmi.net.

Në rast se arrijnë të marrin këtë pikë të vlefshme, ato do të jenë në mesin e 32 skuadrave më të mira në Evropë.

Sot, vashat e Mitrovicës përballen me Breznica Pljevlja nga Mali i Zi, në një ndeshje vendimtare, në Nikshiq.

Ndeshja mes KFF Mitrovica dhe Breznica Pljevlja fillon në ora 17:30. /Lajmi.net/