Ndërton bunkerin luksoz për strehim në rast apokalipsi

Bunkeri do të jetë një koleksion luksoz pishinash, teatresh, palestrash, restorantesh, apartamentesh dhe shërbimi helikopterik.

Fun

15/06/2015 19:31

Ky bunker do të duhet të përballojë një shpërthim bërthamor, agjentë kimikë, tërmete, tsunami dhe çdo lloj tjetër fatkeqësie apo sulmi.

Ky do të jetë “Bunkeri i Mbijetetesës”, i cili do të shërbejë si arratisje ndaj fundit të botës.

“Vivos Europa One”, bunkeri me 5 yje, ndodhet në fshatin Rothenstein në Gjermani. Ai u zbulua nga themeluesi i tij, Robert Vicinio, ditën e premte më 12 qershor.

Ky kompleks është i krahasueshëm me rezidencat e miliarderëve, por me një sipërfaqe shumë më të madhe dhe me aftësi “mbijetese”.

Edhe pse çmimet e apartamenteve mbeten të paqarta, vetë prona vlerësohet tek rreth 1.1 miliard dollarë, gjë që do të thotë se do të jetë e vlefshme vetëm për të pasurit.

Çdo familje do të ketë nga një apartament të madh në kompleks, të cilin mund ta dizajnojnë sipas dëshirave. Gjithashtu do të jenë të aksesueshme edhe spitale, klasa shkolle, stacion televiziv, dhoma lutjeje, bodrum vere etj.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë:
299998D300000578-3123296-image-a-14_1434256050873299998D700000578-3123296-image-a-12_1434256042642299998DB00000578-3123296-image-a-32_14342571909002999988B00000578-3123296-image-m-42_1434257916515 2999988F00000578-3123296-image-a-45_1434258127362 2999991B00000578-3123296-image-a-39_1434257896458 2999987300000578-3123296-image-a-34_1434257296324 2999988300000578-3123296-image-a-58_1434258324894 2999988700000578-3123296-image-a-20_14342567589142999990300000578-3123296-image-m-87_14342591434462999BAA500000578-3123296-image-a-54_1434258259289 2999BAA900000578-3123296-image-a-55_1434258313364 299998A300000578-3123296-image-a-29_1434257185438 299998CB00000578-3123296-image-a-68_1434258429254299998DF00000578-3123296-image-m-27_1434256962488 299998EB00000578-3123296-image-a-21_1434256768429 299998FF00000578-3123296-image-a-74_1434258614534299998E700000578-3123296-image-a-44_1434258036225 299998F300000578-3123296-image-a-78_1434258632366