Ndërpritet uji në tri fshatra të Ferizajt nesër, ja orari

KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se më 17 shtator do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në fshatrat Pleshinë, Zaskok dhe Talinoc të Muhaxherëve. Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 16:00, për shkak të punimeve që po zhvillohen në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve…

Lajme

16/09/2026 15:55

KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se më 17 shtator do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në fshatrat Pleshinë, Zaskok dhe Talinoc të Muhaxherëve.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 16:00, për shkak të punimeve që po zhvillohen në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me të rinj.

KRU “Bifurkacioni” ka bërë të ditur se këto punime kanë për qëllim përmirësimin e matjes së konsumit të ujit, rritjen e efikasitetit të sistemit të furnizimit dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për konsumatorët.

Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve gjatë kohës së realizimit të punimeve.