Ndërpritet furnizimi me ujë në një pjesë të Fushë Kosovës, shkak një defekt

Njësia Operative e Ujësjellësit në Fushë Kosovë ka njoftuar se, për shkak të një defekti në gypin me diametër Ø200 mm, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në rrugën “Nënë Tereza”, në pjesën nga ETC deri te Euromedi, në anën e djathtë. Sipas njoftimit, ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin…

Lajme

29/09/2026 11:14

Njësia Operative e Ujësjellësit në Fushë Kosovë ka njoftuar se, për shkak të një defekti në gypin me diametër Ø200 mm, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në rrugën “Nënë Tereza”, në pjesën nga ETC deri te Euromedi, në anën e djathtë.

Sipas njoftimit, ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, me qëllim që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejt.

Postimi i plotë:

Njoftim për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm
Njësia Operative e Ujësjellësit Fushë Kosovë njofton konsumatorët se, për shkak të një defekti në gypin Ø200 mm, pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbetet rruga “Nënë Tereza”, nga ETC deri te Euromedi (ana e djathtë).
Ekipet teknike të NjOU Fushë Kosovë janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e defektit. Po bëjmë të pamundurën që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejt.
Ju falënderojmë për mirëkuptim!