Ndërprerje masive e rrymës në Turqi, s’përjashtohet sulmi terrorist (Video)

Turqia sot është përballur me një ndërprerje të energjisë elektrike, më e madhja që ka goditur këtë vend në 15 vitet e fundit, duke shkaktuar probleme dhe vonesa në linjat e avionëve dhe në rrjetin hekurudhor. Qeveria ka filluar menjëherë hetimet, duke mos e përjashtuar as ndonjë sulm terrorist.

Bota

31/03/2015 12:47

Ndërprerje është konfirmuar të ketë ndodhur në 23 provinca, duke përfshirë edhe kryeqytetin Ankara dhe Stambollin, transmeton lajmi.net.

Zyrtarët e energjisë e kanë pranuar se nuk kishte energji elektrike në pjesën më të madhe të vendit për disa orë, para se ajo të rivendosej pjesërisht.

Kryeministri Ahmet Davutoglu ka thënë je janë duke u hetuar shkaqet, duke përfshirë edhe mundësinë e një sulmi terrorist.

a

Ndërprerja e energjisë kishte shkaktuar edhe ndërprerjen e kontrollit ajror, duke shkaktuar vonesa dhe anulime të shumë fluturimeve.

Sipas informacioneve të marra nga autoritetet e TEIAS nga gazetari i AA-së, theksohet se për shkak të një problemi në linjat e transmetimit të ndodhur në orën 10.36 në shumë rajone ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Autoritetet duke vënë në dukje se është iniciuar një hetimi teknik,  kanë theksuar se po punohet që të lidhet sa më shpejt energjia elektrike në sistem. (lajmi.net)

#hahaha#metroda#elektrik#kesildi#yürümeye#devam

A video posted by Samet Kanberoğlu (@sametkanberogluu) on

aa