Ndalohet për 48 orë i dyshuari L.G që sulmoi reporterin Jeton Sopa
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin, L.G për sulm gjatë protestave, gjegjësisht për sulm ndaj gazetarit Jeton Sopa. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala ka bërë të ditur për Telegrafin se prokurori i çështjes po ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, për…
Lajme
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin, L.G për sulm gjatë protestave, gjegjësisht për sulm ndaj gazetarit Jeton Sopa.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala ka bërë të ditur për Telegrafin se prokurori i çështjes po ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se në bazë të urdhrit të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një (1) person me inicialet L.G., në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin e kryerjes se veprës penale ‘Sulmi’, nga neni 184 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha ajo.
Lidhur me këtë rast, Prokurori i çështjes, po ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Ndryshe, Telegrafi mëson se rasti ka të bëjë me sulmin ndaj gazetarit Jeton Sopa gjatë mbulimit të protestës para Qeverisë.