Ndalohet një 21-vjeçar, kapen armë e narkotik në Ferizaj
Policia e Kosovës sot rreth orës 12:40 ka ndaluar për legjitimim një person në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj. Personi me inicialet E. M. (21), mbante me vete një çantë, ku gjatë kontrollit iu gjet një pistoletë, një karikator pa fishek dhe një sasi e dyshuar e narkotikut të llojit marihuanë, e paketuar në kavanoz…
Lajme
Policia e Kosovës sot rreth orës 12:40 ka ndaluar për legjitimim një person në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.
Personi me inicialet E. M. (21), mbante me vete një çantë, ku gjatë kontrollit iu gjet një pistoletë, një karikator pa fishek dhe një sasi e dyshuar e narkotikut të llojit marihuanë, e paketuar në kavanoz të vogël.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që personi të intervistohet në praninë e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare për veprat penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, posedim i paautorizuar i lëndëve narkotike, substancave psikotrope ose analoge dhe të lirohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim.