Ndahen çmimet e festivalit të filmit “Hyjnesha në fron”
Festivali i filmit “Hyjnesha në fron”, ka përfunduar tashmë edicionin e 16-të të tij. Ai është mbajtur me 15,16 dhe 17 dhjetor në Kino Armata. Për tri ditë me radhë në hapësirat e Kino Armata janë shfaqur për publikun filma vendorë dhe të huaj. “Hyjnesha në fron” ka ndarë çmime për disa kategori: Filmat e…
ShowBiz
Festivali i filmit “Hyjnesha në fron”, ka përfunduar tashmë edicionin e 16-të të tij.
Ai është mbajtur me 15,16 dhe 17 dhjetor në Kino Armata.
Për tri ditë me radhë në hapësirat e Kino Armata janë shfaqur për publikun filma vendorë dhe të huaj.
“Hyjnesha në fron” ka ndarë çmime për disa kategori:
Filmat e metrazhit të shkurtër:
Filmi më i mirë: “Witness”;
Filmi me skenarin më të mirë: Alikija;
Aktori më i mirë: Avni Dalipi, “Ninullë”;
Regjisori më i mirë: Hamid Yoosefi, “Sphinx”;
Hyjnesha në Fron: Takbir.
Filmat e metrazhit të gjatë:
Filmi me skenarin më të mirë: Forbidden Womanhood;
Aktori më i mirë: Alban Ukaj, “Nji Prej Nesh”;
Regjisori më i mirë: Ergys Meta, “Nji Prej Nesh”;
Kinematografia më e mirë: Ariel: Back to Buenos Aires.
Hyjnesha në Fron: Nguye;
Çmimin për vepër jetësore iu dha të ndjerit, Xhevat Qorraj. /Lajmi.net/