Nasim Haradinaj: Në mesin e katër ish-krerëve të UÇK-së duhet të jetë edhe fotografia e Adem Jasharit, Calit e Pjetër Shalës

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka kritikuar mënyrën e organizimit të platformës “Liria ka Emër”, duke thënë se ajo, sipas tij, është personalizuar dhe kontrolluar. Haradinaj tha se në mesin e fotografive të ish-krerëve të UÇK-së, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, duhet të jetë edhe fotografia e komandantit…

Lajme

01/10/2026 15:20

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka kritikuar mënyrën e organizimit të platformës “Liria ka Emër”, duke thënë se ajo, sipas tij, është personalizuar dhe kontrolluar.

Haradinaj tha se në mesin e fotografive të ish-krerëve të UÇK-së, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, duhet të jetë edhe fotografia e komandantit legjendar Adem Jashari, raporton lajmi.net

Ai gjithashtu tha se në mesin e këtyre figurave duhet te ishte edhe ajo e Cali dhe Pjetër Shalës tashmë të dënuar nga Specialja.

“Më vjen keq, por platforma Liria ka Emër ka nis të personalizohet dhe të kontrollohet, gjë që unë s’hoh për ditë. Në mesin e Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit do të duhej të ishte fotografia e Adem Jasharit. Këtu duhet të jenë gjashtë figura, jo vetëm katër, Cali dhe Pjetër Shala. Nëse don me fol me popullin drejt, duhet me fol drejt. UÇK-ja është përtej tyre, përtej dëshmorëve të vrarë, përtej invalidëve, të gjitha këto e përbëjnë UÇK-në, është fryti i lirisë. Kosova është dënuar me ata, me Pjetrin dhe Calin, aty ka fillu rruga e dënimit. Prandaj duhet të jetë fotografia e tyre aty në shesh”, tha veterani i UÇK-së, Nasim Haradinaj, në Klan Kosova./Lajmi.net/