Nasim Haradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

Ish-nënkryetari i Organizatës së Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, tha se do të duhej të mbahej mbledhja e Kuvendit të Kosovës pas aktgjykimit dënues ndaj drejtuesve të UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi nga Gjykata Speciale në Hagë. “Jam i pakënaqur që hala po rrimë na, do të duhej me qenë…

Lajme

16/09/2026 19:42

Ish-nënkryetari i Organizatës së Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, tha se do të duhej të mbahej mbledhja e Kuvendit të Kosovës pas aktgjykimit dënues ndaj drejtuesve të UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi nga Gjykata Speciale në Hagë.

“Jam i pakënaqur që hala po rrimë na, do të duhej me qenë mbledhja e parlamentit. Për mendimin tim. Të tjerët ndoshta kanë tjetër mendim, po për mendimin tim kjo është kështu”.

I pyetur se a kërkon një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit dhe zhbërjen e Gjykatës Speciale, Haradinaj tha mund të jem unë fajtor sot, por jo dënim kolektiv.

“Shumë mirë bëhet, sepse çka? S’do të thotë… kush kur nuk të jep… kur ti ke një kontratë me dikë, kontratat i bëjnë ata që e thyjnë të parët. Nuk jemi ne që e thyem. Jo pse dënuan, po pse thjesht prishën dinjitetin, i thyen motivet e njerëzve që i kanë për liri, i thyen motivet e brezave të rinj të mburren me ushtrinë që kanë bërë. Për dënime, mund të jem unë fajtor sot, të më shpallin edhe fajtor, po jo dënim kolektiv. Edhe pse u munduan ta propagandojnë, e dini luftën që e bënë, ‘jo s’po dënohet një parti, jo individët, jo s’është…’, e panë dënimin cili qe. Cili qe? Do të thotë dënim të dha komplet si popull, komplet si popull”, tha Haradinaj.

Gjatë ditës qytetarët protestuan para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, pas aktgjykimit fajësues ndaj katër ish-eprorëve të UÇK-së.

Protesta u përshkua me tensione, teksa disa të pranishëm hodhën gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë, duke thyer disa xhama.